Propozimi në Britani/ Kanabis falas për të burgosurit, ja arsyeja - Gazeta Express
string(63) "propozimi-ne-britani-kanabis-falas-per-te-burgosurit-ja-arsyeja"

Shqiperi

Gazeta Express

28/02/2021 23:15

Propozimi në Britani/ Kanabis falas për të burgosurit, ja arsyeja

Shqiperi

Gazeta Express

28/02/2021 23:15

Ish-këshilltari kryesor i narkotikëve në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ka sugjeruar që burgjet të provojnë një mundësi, atë të dhënies falas të marijuanës për të burgosurit. Kjo, sipas tij për të parë nëse do të ulen rastet e dhunës apo jo.

Profesor David Nutt, nga Imperial College London, tha se ai ishte plotësisht mbështetës i idesë dhe se ai po konsideronte një studim mbi uljen e varësisë së drogës së të burgosurve, raporton The Guardian.

Lexo Edhe:

Më shumë se 300 zyrtarë burgu dhe personeli i jashtëm janë pushuar nga puna ose janë dënuar për sjelljen e sendeve të ndaluara, të cilat mund të përfshijnë drogë, duhan dhe telefona celularë gjatë pesë viteve të fundit.

Një diskutim ka nisur mbi propozimin, në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme në Uellsin e Veriut, ndersa kandidatët Konservatorë dhe Punëtorë kanë thënë se ata janë kundër idesë.

Rreth 13 përqind e të burgosurve në Angli dhe Uells thanë, gjatë një sondazhi zyrtar të fundit, se ata kishin probleme me drogat e paligjshme ndërsa ishin në burg.