Propozimi i shkencëtarëve të Harvard me çfarë mund të trajtohen të infektuarit e moshuar - Gazeta Express
string(88) "propozimi-i-shkencetareve-te-harvard-me-cfare-mund-te-trajtohen-te-infektuarit-e-moshuar"

Propozimi i shkencëtarëve të Harvard me çfarë mund të trajtohen të infektuarit e moshuar

Gazeta Express

05/05/2020 13:35

Pacientet e moshuar me koronavirus mund të trajtohen me produkte kundër plakjes. Kjo bën që atyre tu forcohet sistemi imunitar dhe kështu të luftojnë koronavirusin. Ky është një propozim që bëjnë disa shkencëtarë, duke qenë se nuk ka një kurë dhe as vaksinë deri më tani për të trajtuar Covid-19 dhe të moshuarit janë më të goditur.

Mbi 80 % e pacientëve të shtruar në spital me virusin janë mbi 65 vjeç, me një rrezik vdekje 23 më të madh se grupmoshat më të reja.

Lexo Edhe:

Një i moshuar ka një sistem imunitar shumë të dobët dhe kjo bën që ata të sëmuren më shumë nga virusi: Sistemi i tyre imunitar kërkon më shumë kohë që të njohë dhe të sulmjë virusin.

Për shkak të kësaj, virusit i jepet më shumë kohë të shumohet dhe të shkaktojë sëmundje serioze. Shkencëtarët e Harvardit thonë se të moshuarit mund të trajtohen më NAD, një ilaç i ri që ndihmon kundër plakjes.

Nivelet e ulëta natyrale të NAD në trupin e njeriut shkaktohen nga rezultati i plakjes. Kjo bën që të dëmtohen funksionet biologjike të rëndësishme për shëndetin.

Konkretisht, shkencëtarët e Harvard shpjegojnë këtë ilaç të ri: Ka të bëjë me aktivizimin e trupit kundër plakjes. Me NAD zëvendësohen qelizat e vdekura dhe forcohen indet. Kur kjo ndodh brenda trupit të një të moshuarit, do kenë mundësi të luftojnë më shumë infeksionin, pasi imuniteti forcohet. Është sikur të ishin të rinj të infektuar.

Ilaçet apo nxitësit e NAD janë shtesa që përmbajnë nikotamide riboside, një formë e vitaminës B3. Kur merret si shtesë, trupi konverton ribozidin e nikotinamidit në NAD + – koenzima që tek të rinjtë është në nivele të larta.

Shkencëtarë të tjerë nuk kanë rënë ende dakord, pasi kërkojnë më shumë studime dhe fakte, por ajo që me siguri dihet deri më tani është se më të moshuarit janë më të rrezikuarit nga Covid-19./tiranapost/Gazeta Express