Njohësi i çështjeve politike Burim Ramadani, ka reaguar rreth propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, duke thënë kjo qeveri gjithëpërfshirëse ‘‘është solucion i ndërmjetëm’’.
I njëjti, ka shkruar edhe se kjo ide e LDK-së, e cila ka marrë mbështetje edhe nga AAK është ‘’sjellje e moderuar politike’’.
‘‘Qeveria Gjithëpërfshirëse Transitore është Solucioni i ndërmjetëm
Nisma e formuluar nga LDK dhe Abdixhiku – e cila paska marrë mbështetje nga AAK dhe Haradinaj – për konsulta për Qeveri Nacionale të Tranzicionit është sjellje e moderuar politike për zgjidhje të ndërmjetme’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress