Propozimi i Konjufcës, Hykmete Bajrami: Albin Kurti po e çon me paramendim vendin në zgjedhje - Gazeta Express
string(91) "propozimi-i-konjufces-hykmete-bajrami-albin-kurti-po-e-con-me-paramendim-vendin-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:05

Propozimi i Konjufcës, Hykmete Bajrami: Albin Kurti po e çon me paramendim vendin në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:05

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Albin Kurti po e çon vendin me paramendim drejt zgjedhjeve, duke e ditur se nuk i ka votat për emrin e Glauk Konjufcës.

Sipas Bajramit, Kurti dëshiron mjegull dhe institucione jofunksionale.

Postimi i plotë:

Albin Kurti me nominimin e Glauk Konjufcës për president duke e ditë që nuk i ka votat, me paramendim po e çon vendin prapë në zgjedhje.

Pyetja me të drejtë shtrohet:

Për çka?

Për të ardhë saktësisht te kjo pikë.

Dmth., shkojmë në zgjedhje, harxhojmë disa muaj kohë, dhjetra miliona euro dhe prapë duhet me u ulë partitë politike shqiptare e me u pajtu kush do të bëhet president.

A po e kuptoni të nderuar qytetarë, se pavarësisht sa mbështetje i jepni këtij njeriu, ky veç punë nuk kryen, ky s’don stabilitet, s’don prosperitet, s’don zhvillim ekonomik as avansim të shtetësisë së Kosovës.

Ky don tym, mjegull, amulli, institucione me ushtrues detyre, parlament jofunksional.

Albin Kurti deri më tani ka dëshmuar se është armiku më i madh i këtij vendi –

nuk la armik të Kosovës të pakënaqur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement