Propozimi i Donika Gërvallës nga VV nxiti të qeshurat e "opozitës", Konjufcës i qeshet edhe vetë: Mos qeshni... - Gazeta Express
string(104) "propozimi-i-donika-gervalles-nga-vv-nxiti-te-qeshurat-e-opozites-konjufces-i-qeshet-edhe-vete-mos-qeshni"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:41

Propozimi i Donika Gërvallës nga VV nxiti të qeshurat e “opozitës”, Konjufcës i qeshet edhe vetë: Mos qeshni…

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:41

Glauk Konjufca në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar në herën e dytë Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.

Pasi e tha emrin e Gërvallës, u dëgjuan të qeshura nga ana e ish- opozitës.

Ndërsa u kthye në foltore për t’iu thënë deputetëve “mos qeshni por ju lutem votojeni atë”, Konjufcës vetë iu qesh.

“Mirë, atëherë kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje e propozon deputeten Donika Gërvalla për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mos qeshni, por ju lutem votojeni atë”, tha ai.

Seanca do të vazhdojë të premten nga ora 11:00. /GazetaExpress/