Propozimi i avokatit: Opozita të dalë me kandidat, të votojë në raundin e parë, në raundin e dytë të dalë nga salla… - Gazeta Express
string(112) "propozimi-i-avokatit-opozita-te-dale-me-kandidat-te-votoje-ne-raundin-e-pare-ne-raundin-e-dyte-te-dale-nga-salla"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 11:37

Propozimi i avokatit: Opozita të dalë me kandidat, të votojë në raundin e parë, në raundin e dytë të dalë nga salla…

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 11:37

Avokati Xhevdet Smakiqi ka propozuar disa hapa kushtetues proceduralë që mund të ndiqen nga opozita në rastin e zgjedhjes së Presidentit.

Ai thotë se përmes tyre, opozita do të mund t’ia ndryshojë lojën e nisur Lëvizjes Vetëvendosje për bllokim të institucioneve sërish.

Smakiqi thotë se opozita duhet të dorëzojë me 30 nënshkrime një kundërkandidat për president dhe gjatë seancës opozita të votojë për të në rundin e parë dhe më pas të lëshojë sallën.

“Kryetarja e Kuvendit konstaton se në afatin kushtetues sipas nenit 86 par 2 të Kushtetutës, Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e Kosovës  dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh nga nesër 05.03.2026. Presidentja aktuale në largim me 06 03.2026 thërret në konsultim partitë politike dhe e cakton datën e zgjedhjeve më 12 ose 19 Prill 2026”, propozon ai.

Postimi i plotë:

Hapat  kushtetues procedural  mos me leju diktaturen !

1. LVV e ka kandidatin kujdesar te bllokimit Knaufin

2. Opozita sonte  ta dorezoje me 30 nenshkrime  nje kundërkandidat per president

3. Kryetarja e Kuvendit ka detyrim sonte me thirr seancen ose neser gjate dites

4. Opozita voton ne raundin e pare kunderkandidatin e saj

5. Opozita ne raundin e dyte del nga salla dhe nderpritet procedura   ne randin e dyte

6. Kryetaraja e Kuvendit konstaton se ne afatin kushtetues sipas nenit 86 par 2 te Kushtetutes Kuvendi deshtoi ta zgjedh presidentin e Kosoves  dhe vendi shkon ne zgjedhje te jashtezakonshme brenda 45 ditesh nga neser 05.03.2026

7. Presindentja aktuale ne largim me 06 03.2026 thrret ne konsultim partite politike dhe e cakton daten e zgjedhjeve me 12 ose 19 Prill 2026.

8. Kështu opozita i’a pamundeson sallaheve autokrat ta dergojne proceduren ne Kushtetuese per ti shtyre zgjedhjet ne Gusht 2026 dhe qe Kryetarja e Kuvendit ta kap presidencen.

Opozita mos te hutohet as fikësohet e ka detyrim me shpetu Kosoven nga diktatura.

Advertisement
Advertisement
Advertisement