Propagandë para ndeshjes në Leskovc? Daçiq: Kemi arrestuar një shtetas të Shqipërisë – kishte rekuizita me simbole të UÇK - Gazeta Express
string(117) "propagande-para-ndeshjes-ne-leskovc-daciq-kemi-arrestuar-nje-shtetas-te-shqiperise-kishte-rekuizita-me-simbole-te-uck"

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 15:07

Propagandë para ndeshjes në Leskovc? Daçiq: Kemi arrestuar një shtetas të Shqipërisë – kishte rekuizita me simbole të UÇK

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 15:07

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë, 53 vjeçar në pikën kufitare në Merdare.

Sipas Daçiq, policia gjatë kontrollit në Merdare të një furgoni të markës ‘Mercedes’, që drejtohej nga i njëjti person nga drejtimi i Kosovës, ka gjetur pesë çanta ku ndodheshin 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin UÇK, 65 bluza sportive me figurën e Agim Ramadanit, 58 shalla me stemën e Shqipërisë, si dhe 92 plisa.

Dyshohet se këto materiale dhe veshje ishin planifikuar të përdoreshin dhe të ekspozoheshin në ndeshjen e ardhshme në Leskovc, ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Shtetasit shqiptar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.