Propaganda e mediave ruse: Një “revolucion me ngjyra” po përgatitet në Serbi - Gazeta Express
string(73) "propaganda-e-mediave-ruse-nje-revolucion-me-ngjyra-po-pergatitet-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 10:16

Propaganda e mediave ruse: Një “revolucion me ngjyra” po përgatitet në Serbi

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 10:16

Një “revolucion me ngjyra” po përgatitet në Serbi. Kështu ka deklaruar presidenti Aleksandar Vuçiq dhe raportojnë mediat ruse.

Portali rus topwar.ru shkruan se edhe pse duhet kujtuar se lideri serb njihet për deklaratat e tij pesimiste, “këtë herë ka të gjitha arsyet për t’i marrë seriozisht fjalët e tij”. Fakti është, shtojnë ata, se Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe përpiqet të ndjekë një politikë relativisht të pavarur në shumë fusha të tjera.

Lexo Edhe:

Kreu i shtetit serb nuk bëri të ditur se cilat shërbime speciale – ruse, bjelloruse apo kineze, për shembull – e kishin informuar atë për planet për “Maidanin në Serbi”.

Ajo që është e rëndësishme është vetë fakti, së pari, se Perëndimi ka plane të tilla dhe, së dyti, se ky vend lindor – Serbia, kujdeset për popullin e Serbisë dhe ruajtjen e stabilitetit politik në vend, shkruan portali rus.

Vuçiq kritikoi veprimet e opozitës serbe dhe theksoi se është shumë keq të tentohet të spekulohet për probleme të ndryshme për të arritur qëllimet politike.

“Edhe pse Vuçiq vështirë se mund të quhet një lider i hapur antiperëndimor dhe shumë e akuzojnë atë për pavendosmëri të tepruar dhe frikë nga grindjet me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, siç mund ta shohim, edhe një president i tillë i Serbisë nuk i përshtatet qarqeve të caktuara të “Perëndimi kolektiv””.

Ndoshta, shkruan më tej, Perëndimi, duke përfituar nga kaosi i jetës politike në Serbi, dëshiron ta detyrojë atë të njohë sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe në fund të ndryshojë orientimin e tij në një orientim antirus. “Simpatitë e njerëzve ndaj Rusisë nuk do të kenë shumë rëndësi këtu: në Bullgari, për shembull, qeveritë pro-perëndimore e kanë bërë dy herë atë anëtare të koalicioneve ushtarake anti-ruse”./Danas