Ambasada italiane në Kosovë ka reaguar pas propagandës se djeshme të partisë në pushtet rreth ngjarjes tragjike që ndodhi në Ujman ku një 33-vjeçar humbi jetën dhe për gjetjen e trupit të të cilit u desh edhe përfshirja e zhytësve të FSK-së.
Prania e FSK-së në veri u shfrytëzua maksimalisht nga Vetëvendosje, e cila përdori këtë ngjarje për t’ia përshtatur narrativës së saj të “çlirimit të veriut” përkundër që FSK për misione humanitare – sikurse rasti i djeshëm – kishte shkuar në veri edhe në të kaluarën.
Për narrativën që ndoqi kjo parti dhe për publikimin e imazheve nga atje ku shihet FSK dhe jo KFOR që shoqëroi FSK-në reaguan ambasadat e huaja në vend.
Sot reagoi edhe ambasada italiane, e cila shprehi “mbështetje të plotë” për KFOR’in dhe komandantin italian të këtij misioni, Enrico Barduani.
“Duke iu referuar narrativës në lidhje me operacionet e djeshme të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit/Gazivodës, Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili veproi brenda kufijve të mandatit të tij, në rrethanat fatkeqe që e bënë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare. Prandaj, Ambasada përsërit vlerësimin e saj të plotë për rolin pozitiv të luajtur prej kohësh nga misioni i KFOR-it në Kosovë”, thuhet në reagim.
KFOR dje njoftoi se për arsye humanitare i dha leje FSK-së të shkojë në pjesën veriore të vendit ku s’i lejohet angazhimi i saj ushtarak sipas një marrëveshje që ka Kosova me NATO’n./Express/
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...