Pronarja e Top Channel tregon se si ka menduar ta quajë vajzën e saj - Gazeta Express
string(68) "pronarja-e-top-channel-tregon-se-si-ka-menduar-ta-quaje-vajzen-e-saj"

Pronarja e Top Channel tregon se si ka menduar ta quajë vajzën e saj

TV/Film

Gazeta Express

11/06/2022 0:39

Sara Hoxha është akoma në dilemë për emrin e së voglës që mezi po e pret, ndërsa është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Sara ishte e ftuar te “Më lër të flas” ku rrëfeu se ende nuk kanë një emër për vajzën që po pret.

Ajo u shpreh se “unë zakonisht dal flas për intervista kur kam një projekt të madh siç është projekti im për momentin. Jam gjashtë muajshe, me dy fëmijët e parë ishte vendosur që në muajin e dytë, por goca e Ledionit është më e veçantë se sa çunat e Ledionit dhe asgjë nuk e bind për momentin. Ma ndërron edhe akoma jemi pak në dilemë”, tha Sara në shaka e sipër.

Lexo Edhe:

Donald Veshaj: A mendon se do të jetë edhe emri vajzës një emër qyteti?

Sara Hoxha: Jo, do të ishim qesharakë.

Donald Veshaj: Ku e keni krijuar vajzën?

Sara Hoxha: Nuk e ka emrin Vjena.

Donald Veshaj: Vjena është emër shumë i bukur, pro në fakt është emër zysh matematike.

Sara Hoxha: Nuk besoj të ketë emër qyteti.

Kujtojmë se Sara është nënë e dy djemve, Roman dhe London, ndërsa tashmë do të bëhen me pjesëtaren më të re të familjes Hoxha.