Pronari vdiq nga koronavirusi, qeni vazhdon e pret në spital edhe pas 3 muajsh - Gazeta Express
string(77) "pronari-vdiq-nga-koronavirusi-qeni-vazhdon-e-pret-ne-spital-edhe-pas-3-muajsh"

Gazeta Express

27/05/2020 10:32

Pronari vdiq nga koronavirusi, qeni vazhdon e pret në spital edhe pas 3 muajsh

Gazeta Express

27/05/2020 10:32

Një qen besnik prej 3 muajsh pret pronarin e tij në një nga spitalet në Wuhan, edhe pse ai ka vdekur nga COVID-19.

Qeni ka fituar zemrën e punëtorëve në spital që nga dita që ai erdhi bashkë me pronarin e tij, i cili ishte i infektuar me COVID-19 në shkurt.

Lexo Edhe:

Fatkeqësisht pronari i tij nuk do të kthehet më, por qenushi shtatë vjeçar mashkull, akoma e pret në spital duke kërkuar gjithandej për të. Një person vendosi të kujdesej për të dhe i vuri emrin Xiaobao që do të thotë “thesar i vogël”.

Zonja Wu tha që Xiaobao refuzoi të linte spitalin. Edhe kur e dërguan qenin diku larg, ai u kthye përsëri në Spitalin Taikang dhe priste me padurim që pronari i tij të kthehej.

“Megjithëse Xiaobao nuk mund të flasë, ne e kuptojmë se ai është ende në kërkim të pronarit të tij,” u tha ajo gazetarëve.