Pronari shet apartamentet e dëmtuar nga tërmeti: Po i ul 10 mijë euro, vetëm ca tulla i kanë lëvizur - Gazeta Express
string(98) "pronari-shet-apartamentet-e-demtuar-nga-termeti-po-i-ul-10-mije-euro-vetem-ca-tulla-i-kane-levizur"

Gazeta Express

11/12/2019 12:24

Pronari shet apartamentet e dëmtuar nga tërmeti: Po i ul 10 mijë euro, vetëm ca tulla i kanë lëvizur

Gazeta Express

11/12/2019 12:24

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi edhe dëme të mëdha edhe në banesa. Rreth 13 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre pasi ato janë të pabanueshme.

Por disa persona janë duke përfituar nga kjo situatë, si një prej pronanrëve të denoncuar, i cili tenton të shesë apartamentin e dëmtuar nga tërmeti. Madje ofron dhe ulje .

Gazetari Klodian Tomorri ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook” një video, ku një qytetar flet në telefon me një person, i cili ka  nxjerrë në shitje apartamentin e tij në një pallat të dëmtuar nga tërmeti.

Pronari i apartamentit i thotë personit që e ka marrë në telefon:

“Ka kushtuar 65 mijë euro, po e ulim një 10 mijë euro. Asgjë nuk ka pallati, kanë lëvizur pak tullat.“

Gjatë gjithë kohës që i riu flet në telefon, fokuson pallatin e shkatërruar nga tërmeti.