Pronari i Leedsit paralajmëron Barcelonën për pagesën e transferimit të Raphinhas - Gazeta Express
string(81) "pronari-i-leedsit-paralajmeron-barcelonen-per-pagesen-e-transferimit-te-raphinhas"

Pronari i Leedsit paralajmëron Barcelonën për pagesën e transferimit të Raphinhas

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 12:11

Pronari i Leeds United, Andrea Radrizzani, ka paralajmëruar Barcelonën që të mos vonojë pagesën e tarifës së transferimit për Raphinhan.

Klubi anglez pranoi ofertën 58 milionëshe të Barcelonës për reprezentuesin brazilian, teksa në marrëveshje janë të parapara edhe bonuset prej 12 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Radrizzani ka dhënë së fundi një intervistë për “The Athletic”, ku i dërgoi edhe një mesazh Barcelonës.

“Barcelona nuk ishte në gjendje të blinte lojtarë. Ata po bënin pazar, por nuk ishin në gjendje të konfirmonin marrëveshjet sepse gjendja e tyre financiare ishte e paqartë”, tha ai.

“Ne bëmë një marrëveshje me Chelsean, sepse lojtari donte të largohej, dhe ai ishte i hapur për të dëgjuar ofertat nga klubet e Premierligës. Për mua, u bë [Raphinha te Chelsea] dhe kur bëj një marrëveshje, fjala ime është fjala ime. Kisha turp të kthehesha te Todd Boehly [pronari i Chelseat] dhe të ndryshoja pozicionin tim”, shtoi pronari i Leed Unitedit.

“Ndikimet në Barcelonë e bindën atë të priste për ta dhe kjo tregon se lojtarët dhe agjentët kanë ndikim në sistem, gjë që për mua është e ekzagjeruar. Nuk e di se çfarë po ndodh prapa skenave [në Barcelonë] apo ku i gjetën paratë. Do t’ju ​​them më 2 shtator [nëse kanë paguar për Raphinha], nëse jo, do të kemi një problem global të raportuar në të gjithë botën”, deklaroi Radrizzani.

Raphinha me Barcelonën nënshkroi kontratë 5-vjeçare. /Gazeta Express/