U raportua mëngjesin e sotëm për një aksident të rëndë të një autobusi kosovar në Serbi.
Madje, u tha se në këtë aksident ka edhe të vdekur,
Por krejt këto i ka demantuar pronari i kompanisë “Zhitia Tours”, Gazmend Zhitia.
Sipas tij autobusi që po udhëtonte nga Kosova ishte pa udhëtarë dhe aksidenti ishte tepër i lehtë dhe pa dëme.
“Nuk është e vërtetë. Ka ndodh një miniaksident nëse mund ta quaj. Është prishur vetëm pjesa e përparme mbrojtëse e autobusit. Në momentin e aksidentit brenda ishin vetëm dy shoferët që po shkonin për t’i marrë pasagjerët”, ka thënë Zhitia
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në fshatin Qeli afër Krushevcit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...