Pronari i kompanisë demanton lajmin për aksident të rëndë në Serbi: Autobusi ishte pa pasagjerë, pësoi dëme të vogla materiale - Gazeta Express
string(124) "pronari-i-kompanise-demanton-lajmet-per-aksident-te-rende-ne-serbi-autobusi-ishte-pa-pasagjere-pesoi-deme-te-vogla-materiale"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:45

Pronari i kompanisë demanton lajmin për aksident të rëndë në Serbi: Autobusi ishte pa pasagjerë, pësoi dëme të vogla materiale

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:45

U raportua mëngjesin e sotëm për një aksident të rëndë të një autobusi kosovar në Serbi.

Madje, u tha se në këtë aksident ka edhe të vdekur,

Por krejt këto i ka demantuar pronari i kompanisë “Zhitia Tours”, Gazmend Zhitia.

Sipas tij autobusi që po udhëtonte nga Kosova ishte pa udhëtarë dhe aksidenti ishte tepër i lehtë dhe pa dëme.

“Nuk është e vërtetë. Ka ndodh një miniaksident nëse mund ta quaj. Është prishur vetëm pjesa e përparme mbrojtëse e autobusit. Në momentin e aksidentit brenda ishin vetëm dy shoferët që po shkonin për t’i marrë pasagjerët”, ka thënë Zhitia

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në fshatin Qeli afër Krushevcit.