Pronari i klubit të Muriçit shërohet nga koronavirusi - Gazeta Express
string(53) "pronari-i-klubit-te-muricit-sherohet-nga-koronavirusi"

Pronari i klubit të Muriçit shërohet nga koronavirusi

Gazeta Express

25/03/2020 10:52

Pronari i klubit ku luan Arijanet Muriçi, Evangelos Marinakis, ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht nga koronavirus. Pronari i Nottingham Forestit më tutje i këshilloi të gjithë t’i respektojnë udhëzimet e autoriteteve qeveritare dhe shëndetësore.

Pronari grek i Nottingham Forestit dhe Olympiakosit ishte njëri ndër figurat e para publike në botën e futbollit që doli pozitiv në testin për koronavirus, vetëm disa ditë pasi kishte qenë i pranishëm në një ndeshje të Olympiakosit kundër Arsenalit në Emirates, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marinakis u trajtua në vendlindjen e tij, në Greqi, dhe tani është shëruar plotësisht nga ky virus, i cili e ka pezulluar përkohësisht futbollin në të gjithë Evropës, me përjashtim Bjellorusinë, ndërsa e ka futur edhe pothuajse të gjithë botën në karantinë.

“Pas dy javëve nën udhëzimet e mjekëve, unë e bëra testin e dytë mjekësor për koronavirus, ashtu siç sugjerohet nga autoritetet shëndetësore, dhe testi më doli negativ”, ka thënë Marinakis.

“Unë qëndrova në shtëpi, komunikova me shokë miq dhe të afërt, lecova shumë, shikova televizion për disa orë me radhë, dëgjova muzikë dhe kalova shumë kohë online. Të gjithë këto më ndihmuan ta kuptoj se çfarë po ndodh në botë dhe sa i ndjeshëm është planeti ynë”.

“Unë gjithashtu e ndiej obligimin, në këto kohë të vështira, t’ua dërgoj një mesazh të gjithëve, një mesazh të frymëzuar nga kjo përvojë e imja. Ia vlen të qëndroni në shtëpi për ta mbrojtur veten dhe për t’i mbrojtur të afërmit e juaj”.

“Duke qëndruar në shtëpi, ne e mbrojmë veten dhe ia mohojmë virusit hyrjen në jetën tonë. Duke qëndruar në shtëpi, ne e mbrojmë komunitetin tonë, shëndetin publik dhe e ndalim përhapjen e virusit. Kështu që nuk ka vend për të qenë të pakujdesshëm dhe vetjak. Duhet të jemi të disiplinuar t’i ndjekim plotësisht udhëzimet e qeveritarëve dhe shkencëtarëve”. /Gazeta Express/