Pronarët e Interit e mbyllin klubin kampion të Kinës - Gazeta Express
string(52) "pronaret-e-interit-e-mbyllin-klubin-kampion-te-kines"

Pronarët e Interit e mbyllin klubin kampion të Kinës

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 18:47

Kampioni i Superligës së Kinës Jiangsu FC – i cili i ka pronarët e njëjtë si klubi italian Inter – është shuar, ka njoftuar klubi të dielën.

Suning ka njoftuar se e ka mbyllur klubin për t’u përqendruar vetëm në biznesin e shitjes në Kinë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Jiangsu FC e fitoi titullin e parë në ligë në nëntor të vitit 2020.

Ish-trajneri i Milanit, Juventusit, Real Madridit dhe Anglisë, Fabio Capello, ishte trajner i këtij klubi në vitet 2017 dhe 2018 dhe Gareth Bale ishte shumë afër t’i bashkohej atij.

BBC Sport raporton se ka marrë vesh nga burime brenda klubit se shuarja e Jiangsu FC nuk do të ketë kurrfarë ndikimin në Inter, i cili është lider i Serie A, edhe pse Suning ka kohë që kërkon investitorë nga jashtë.

“Edhe pse hezitojmë të ndahemi me lojtarët të cilët i kanë fituar çmimet më të mëdha me ne dhe me të cilët të cilët janë solidarizuar me klubin, me keqardhje na duhet të njoftojmë se nga sot, klubi i futbollit Jiangsu nuk do të operojë më”, thuhet në një njoftim të klubit. /Gazeta Express/