“Pronarët dhe menaxherët të heqin vetë barrikadat”, Rama i rikujton bizneset: Lungomarja, model për gjithë vijën ujore turistike - Gazeta Express
string(123) "pronaret-dhe-menaxheret-te-heqin-vete-barrikadat-rama-i-rikujton-bizneset-lungomarja-model-per-gjithe-vijen-ujore-turistike"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 20:02

“Pronarët dhe menaxherët të heqin vetë barrikadat”, Rama i rikujton bizneset: Lungomarja, model për gjithë vijën ujore turistike

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 20:02

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një thirrje të drejtpërdrejtë për bizneset që operojnë përgjatë vijës ujore dhe trotuareve, që të heqin vetë të gjitha “barrikadat” që zënë hapësirat publike.

Në një reagim publik, Rama theksoi se nuk ka asnjë problem me vendosjen e karrigeve dhe ofrimin e shërbimeve në një pjesë të trotuarit, ashtu siç ndodh në qytete të mëdha si Parisi, Londra apo New York-u. Por, sipas tij, trotuari u përket qytetarëve dhe nuk mund të kthehet në territor të mbyllur me barriera apo ndarje artificiale.

Reagimi i Edi Ramës: 

Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike

Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh

Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi