Promovohet romani “Të Lirë” i Lea Ypit që flet për diktaturën dhe përpjekjet për liri - Gazeta Express
string(83) "promovohet-romani-te-lire-i-lea-ypit-qe-flet-per-diktaturen-dhe-perpjekjet-per-liri"

Promovohet romani “Të Lirë” i Lea Ypit që flet për diktaturën dhe përpjekjet për liri

Arte

Gazeta Express

19/11/2021 21:22

E thjeshtë dhe e buzëqeshur  vjen nga Londra  në panairin e Tiranës Lea Ypi, me librin e saj të parë në shqip “ Të Lirë”.

Ajo flet me çiltërsi me njerëz të njohur dhe të panjohur, për konceptin e lirisë që rrokë në faqet e romanit klasik.

Lexo Edhe:

“Kuptimi i lirisë nuk kishte qenë kurrë në mendimet e  e mija  deri në ditën që përqafova Stalinin”,  kështu e nis librin e saj në kujtim të gjyshes Leman Ypi.

Ajo rrëfen tranzicionin e jetës së një 11 vjeçare të paralelizuar me tranzicionin politik të shoqërisë nën diktaturë. Megjithëse ka nota biografike, autorja  dëshiron që ky libër të  lexohet si ndërlidhje e konceptit të lirisë ndër breza .

Ky roman ka qenë një befasi e madhe dhe ka marrë vlerësime nga kritika ndërkombëtare. Cilësohet si një libër serioz dhe kaq zbavitës në lexim. Aktualisht po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi flet shqip nga anglishtja shqip nga shtëpia botuese Dudaj. /Abcnews.al