Promovohet kodi i praktikës bankare - Gazeta Express
string(35) "promovohet-kodi-i-praktikes-bankare"

Gazeta Express

05/12/2019 17:18

Promovohet kodi i praktikës bankare

Gazeta Express

05/12/2019 17:18

Të enjten është mbajtur konventa vjetore e shoqatës së bankave të Kosovës, në kuadër të së cilës u trajtuan tema të rëndësishme për sektorin bankar të cilat prekin të gjithë qytetarët e Kosovës por edhe ekonominë e vendit. 

Në kuadër të kësaj konvente u promovua po ashtu edhe Kodi i praktikës Bankare.

Lexo Edhe:

Kodi i Praktikës Bankare i Shoqatës së Bankave të Kosovës, paraqet obligimet kyçe të industrisë bankare ndaj klientëve, duke nxitur konkurrencën e ndershme ndërmjet bankave dhe duke avancuar transparencën e industrisë bankare.

“Sot kemi promovuar edhe kodin e etikës bankare apo kodin e praktikës bankare i cili garanton të drejta më të larta për klientët bankar si dhe rrit vëmendjen e bankiereve ndaj klientëve dhe gjithashtu kemi publikuar edhe numrin e radhës të revistës së shoqatës së Bankave të Kosovës. Në këtë konventë u mbajt edhe një panel i cili ka diskutuar për shumë tema të rëndësishme siç është kreditimi për biznese e vogla dhe të mesme, përmirësimi i kushteve të kreditimit dhe gjithashtu të mos harroj ta përmend edhe çështjen e qasjes në llogari bankare me kushte më të mira dhe më të përshtatshme”, ka thënë për T7 Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Sektori bankar i Kosovës ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien financiare të shoqërisë në Kosovë.

Me këtë rast, Robert Wright, zëvendës kryetar i bordit të drejtorëve të shoqatës se bankave të Kosovës, tha se Sektori bankar i Kosovës tashmë ka dëshmuar se mund të përshtatet dhe të ndryshojë shpejt.

“Në mënyrë efektive ne kemi arritur në vetëm 15 vite atë që në disa vende të BE-së ka marrë 30 apo më shumë vite për t’u arritur. Për këtë arsye, unë kam besim të plotë se zbatimi i standardeve të BE-së në sektorin bankar të Kosovës do të jetë tregim suksesi”.

Kodi i praktikës bankare hyn në fuqi që nga data e publikimit të tij më 5 dhjetor 2019./Express/