Promovimi i romanit "Rrushja" nga Jusuf Buxhovi - Gazeta Express
string(45) "promovimi-i-romanit-rrushja-nga-jusuf-buxhovi"

Arte

Gazeta Express

24/05/2022 21:03

Promovimi i romanit “Rrushja” nga Jusuf Buxhovi

Arte

Gazeta Express

24/05/2022 21:03

Këtë të enjte do të promovohet libri më i ri i Jusuf Buxhovit i cili trajton dhunën seksuale qe përjetuan gratë në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Romani “Rrushja” që sapo doli nga shtypi, trajton plagët e luftës së fundit – dhunimet e femrave të kryera nga soldateska jugosllave, si pjesë e një koncepti morbid, që etnocidi ndaj popullatës shqiptare të përcillet edhe me “misionin e shenjtë”, të shpallur nga Kisha Ortodokse Serbe, që femrat e dhunuara shqiptare të lindin bastardët serbë!
Rrushja, është njëra ndër mijëra viktima të këtij “misioni”.
Tragjedia e Rrushës, po edhe të tjerat që e përcollën atë, pasqyrohet nëpërmes rrëfimit të të birit, që si fëmijë përjetoi dramën, ku ai, po ashtu, shfaqet si viktimë e realiteteve të reja të pasluftës nga shkaku se çlirimin nuk e përjeton si liri…
Romani u botua nga “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston, 2022, faqe 173.

Lexo Edhe:

Promovimi do të mbahet në Librarinë Dukagjini dhe fillon në ora 18:00.

/Gazeta Express