Libri “Tjetërsimi: Mbretërimi i shkurtër në Tokë i Gongolit të Tretë” nga autori Emanuel Bajra, do të promovohet më 10 dhjetor, në orën 18:30, në librarinë “Dukagjini”, në Prishtinë. Ky botim përfaqëson një pikë kthese në krijimin e një hapësire të re për letërsinë spekulative në kulturën tonë letrare.
Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë:
Emanuel Bajra – autor i librit
Emanuel Bajra studimet universitare i kreu në Londër. Sot, ai konsiderohet si një nga pionierët e zhanrit fantashkencë në gjuhën shqipe. Krijimtaria e tij ushqehet me pasionin për arkitekturën gotike, historinë e kishave të mesjetës dhe okultizmin klasik, të cilat i përdor si struktura simbolike për ndërtimin e botëve të reja. Romani i tij “Alienation”, që është botuar së pari në gjuhën angleze në vitin 2021 dhe tani në gjuhën shqipe, përfaqëson një pikë kthese në krijimin e një hapësire të re për letërsinë spekulative në kulturën tonë letrare. Bajra ka qenë një nga figurat kyçe në ngritjen e Fondit Sovran të Kosovës dhe sot është Kryetar i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – TRUSTI.
Maniela Sota – përkthyese
Ka përfunduar studimet në Universitetin e Bukureshtit, në Fakultetin e Letërsisë, për gjuhë e letërsi rumune dhe gjuhë e letërsi angleze. Është përkthyese e shumë veprave të njohura nga letërsia klasike dhe bashkëkohore, si: “Maitreji”, nga Mircea Eliade, “Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë” nga Tatiana Țibuleac, “Burri që ishte e Enjte” nga Chesterston etj.
Arbër Selmani – shkrimtar
Arbër Selmani është shkrimtar nga Prishtina. Ka fituar disa konkurse letrare, mes tyre “ResPoetica” në Prizren, “Tirana Gate Festival” në Tiranë dhe çmimet Balkan Queer në Bullgari. Së fundmi, ai është shpërblyer edhe nga Prince Claus Fund në Amsterdam dhe është fitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2025 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit në Shqipëri. Sapo ka botuar librin “Testosteron”, pesti i tij me radhë.
Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.
Rreth librit:
“Tjetërsimi: Mbretërimi i shkurtër në Tokë i Gongolit të Tretë” është një libër fantastiko-shkencor që përshkruan pushtimin e Tokës nga Gongoli III, një fuqi jashtëtokësore me plane shkatërrimtare për njerëzimin. Personazhet e Bajrës përballen me frikën, humbjen dhe të vërteta që mund ta ndryshojnë fatin e botës përgjithmonë. Protagonistja Sarah, infermiere, përballet me një tragjedi personale: zhdukjen misterioze të bashkëshortit të saj, Ribsit, teksa bota është duke pësuar trazira të papara. Ndërkohë që civilizimi shembet, shpresa qëndron te guximi i pak individëve që sfidojnë pushtuesit dhe vetë kufijtë e njerëzores.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...