Libri “Dorëshkrimi fanariot” nga autorja Doina Ruşti do të promovohet më 4 shkurt, të martën, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”.
Për të diskutuar rreth librit, panelistë do të jenë:
Maniela Sota, përkthyese e librit;
Osman Gashi, profesor i letërsisë.
Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.
Shënim: “Dorëshkrimi fanariot” nga autorja Doina Ruşti është pjesë e kolanës “Effugium” – Evropa Kreative.
Shënim për librin:
Libri “Dorëshkrimi fanariot” është një roman me personazhe të shumta dhe një ngjarje jashtëzakonisht interesante – një rikonstruktim i një historie dashurie. Ky libër është konsideruar, me të drejtë, vepra më e mirë e autores, e cila ka shprehur një interesim të theksuar për historinë e Bukureshtit të shekullit XVIII. Ajo na e sjell Bukureshtin, të perceptuar nëpërmjet letërsisë së fiksionit.
Shënim për autoren:
Doina Ruşti është shkrimtare dhe akademike rumune, e njohur për romanet e saj historike dhe bashkëkohore. Ajo ka studiuar letërsinë rumune në Universitetin e Bukureshtit dhe ka doktoruar në histori letrare. Veprat e saj shpeshherë përfshijnë tema të historisë rumune, të folklorit dhe të mistikës, duke i ndërlidhur ato me kontekstin bashkëkohor. Shkrimtarja Doina Ruşti njihet për thellësinë intelektuale dhe stilin e saj lirik.