string(59) "promovimi-i-librit-disfata-e-ushtrise-osmane-dhe-shqiptaret"

Arte

Gazeta Express

17/04/2025 14:08

Promovimi i librit “Disfata e Ushtrisë Osmane dhe Shqiptarët”

Arte

Gazeta Express

17/04/2025 14:08

Më 22 prill, nga ora 18:00 në Institutin e Historisë “Ali Hadri” promovohet libri “Disfata e Ushtrisë Osmane dhe Shqiptarët”.

Instituti Nexus fton në promovimin e librit “Disfata e Ushtrisë Osmane dhe Shqiptarët” nga Ahmed Hamdi, i përkthyer dhe përgatitur për botim nga Shasivar Kabashi.

Ky botim sjell një rrëfim të veçantë mbi disfatën e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe rolin e shqiptarëve në zhvillimet historike të kohës, duke ndriçuar një periudhë me rëndësi të madhe për historinë tonë kombëtare; një rrëfim unik nga vetë një dëshmitar i ngjarjeve, që për më shumë se një shekull mbeti i harruar në sirtarët e bibliotekave të Stambollit, për t’u rikthyer sot si një dëshmi e gjallë historike.