string(58) "promovimi-i-librit-bela-bartok-kunder-perandorise-se-trete"

Arte

Gazeta Express

18/02/2025 14:38

Promovimi i librit “Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë”

Arte

Gazeta Express

18/02/2025 14:38

Libri “Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë” nga autori Kjell Espmark do të promovohet më 18 shkurt, ditën e martë, në ora 18:00 në librarinë “Dukagjini”.

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë të pranishëm:

Lexo Edhe:

Edita Kuçi-Ukaj, përkthyese e librit; dhe

Rafet Rudi, kompozitor dhe dirigjent.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

Shënim për librin:

“Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë” nga Kjell Espmark ndërthur artin, historinë dhe politikat e kulturës, duke eksploruar jetën dhe veprimtarinë e kompozitorit Bela Bartok në kontekstin e “Perandorisë së Tretë”. Espmarku, me mjeshtri të shquar, analizon tensionet midis identitetit kombëtar dhe ambicieve artistike, duke na i nxjerrë në pah ndikimet e konteksteve politike në krijimtarinë muzikore.

Shënim për autorin:

Kjell Espmark është shkrimtar, poet dhe eseist suedez, lindur më 1930. Ai ka shkruar një varg librash të njohur, duke përfshirë poezi, ese dhe romane. Espmarku është i njohur për qasjen e tij të thellë dhe filozofike, i cili, në librat e tij, ndërthur tema, si: historia, kultura dhe ekzistenca njerëzore. Ai, po ashtu, njihet edhe për përkthimet e tij. Kjell Espmark është shpallur fitues i disa çmimeve prestigjioze, duke përfshirë Çmimin e Letërsisë të Suedisë.