Promovimi i kolanës “Effugium”, nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” - Gazeta Express
string(58) "promovimi-i-kolanes-effugium-nga-shtepia-botuese-dukagjini"

Arte

Gazeta Express

06/11/2025 16:42

Promovimi i kolanës “Effugium”, nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”

Arte

Gazeta Express

06/11/2025 16:42

Kolana “Effugium”, projekt i mbështetur nga Evropa Kreative, do të promovohet të shtunën, më 15 nëntor, në orën 13:00, në Sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Për të diskutuar rreth librave të përkthyer në kuadër të këtij projekti, në panel do të jenë:

Sokol Çunga – përkthyes,

Edon Qesari – përkthyes,

Maniola Sota – përkthyese dhe

Fatjon Zekaj – redaktor përgjegjës nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

Rreth projektit:

Shtëpia botuese “Dukagjini” është e para nga Kosova që është bërë pjesë e projektit kulturor “Evropa Kreative”, një iniciativë prestigjioze e Bashkimit Evropian për mbështetjen e letërsisë dhe të kulturës. Në kuadër të këtij projekti, “Dukagjini” ka sjellë në shqipe njëmbëdhjetë vepra letrare nga autorë të ndryshëm evropianë, përfaqësues të kulturave dhe të gjuhëve të ndryshme të kontinentit. Këto vepra, që trajtojnë tema universale, si: identiteti, kujtesa kolektive dhe përvoja njerëzore në kontekste të ndryshme historike e kulturore, pasurojnë bibliotekën e lexuesit shqiptar me zëra të rinj, vizione të thella dhe përkthime të nivelit të lartë artistik. Përmes këtij projekti, “Dukagjini” përforcon rëndësinë e letërsisë si një urë që lidh kultura të ndryshme.

Kolana “Effugium” përbëhet nga:

“Dashuri dhe pedagogji” (Miguel de Unamuno);

“Secili me liqenin e vet” (Nenad Joldeski); “Gjarpri dhe zambaku” (Nikos Kazanxaqis);

“Kape lepurin” (Lana Bastašić);

“Lugina e lumit Issa” (Czesław Miłosz); “Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë” (Kjell Espmark);

“Dorëshkrimi fanariot” (Doina Ruşti); “Shoku” (Cesare Pavese);

“Aneta: një epos heroinash” (Anne Weber);

“Shumica e poezive” (Tom Lanoye); dhe

“Rrethi i vrasjeve: një trup në liqen” (Iva Procházková).