Arbër Selmani do të promovoj librin e ri me tregime dhe copëza, “Testosteron”, që do të mbahet më 13 nëntor 2025, në ora 19:00, në Soma Vinyl Station, te Piramida në Tiranë.
“Testosteron”, botuar nga ALBAS dhe fitues i Fondit Letrar për të Rinjtë nga QKLL, është një libër ku preken temat e vetmisë, guximit, humbjes, trupit, seksit, fundit të botës dhe dashurisë së madhe — në kërkim të mënyrave të reja për të kuptuar veten dhe tjetrin.
Do të ketë lexim prej librit dhe diskutim të shkurtër rreth tij.
Libri do të jetë edhe në Panairin e Librit në Tiranë, nga 12 – 16 nëntor, dhe është ndër finalistët e Prince Claus Fund në Amsterdam.