Prokuroria vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës - Gazeta Express
string(49) "prokuroria-vazhdon-aksionin-ne-zonen-e-brezovices"

Prokuroria vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

Lajme

Gazeta Express

15/08/2022 10:33

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se po vazhdojnë aksionin në zonën e Brezovicës për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave, shkruan Express.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Prokuroria thotë se 1ëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

Ferizaj, 15 Gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ky aksion i sotëm është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës.