Prokuroria tha se nuk mori kërkesë zyrtare për t'i autorizuar bastisjet, Haxhiu i sulmon: Në shërbim të kujt janë - Gazeta Express
string(110) "prokuroria-tha-se-nuk-mori-kerkese-zyrtare-per-ti-autorizuar-bastisjet-haxhiu-i-sulmon-ne-sherbim-te-kujt-jane"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 17:20

Prokuroria tha se nuk mori kërkesë zyrtare për t’i autorizuar bastisjet, Haxhiu i sulmon: Në shërbim të kujt janë

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 17:20

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka sulmuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pasi thanë se nuk patën kërkesë zyrtarë për t’i autorizuar bastisjet në objektet e komunave paralele.

Ajo ka shtruar pyetjen se “në shërbim të kujt janë” prokurorët.

“Çfarë deklarimi skandaloz i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në vend që të vepronin shumë vite më parë, dhe t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale ata nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme dhe të drejta të policisë. A ka kush që i kupton këta  zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë?”

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se nuk ka pasur kërkesë zyrtare me shkrim dhe nuk janë ofruar prova se po kryhet ndonjë vepër penale që bie nën kompetencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Më tutje Prokuroria thotë se prokurori i shtetit duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement