string(113) "prokuroria-speciale-shenjestron-rastin-mati-1-vlera-e-pasurise-se-ngrire-dhe-sekuestruar-eshte-mbi-6-milione-euro"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 14:47

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, vlera e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është mbi 6 milionë euro

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 14:47

Prokuroria Speciale ka njoftuar se kanë shënjestruar rastin “Mati 1”, për veprat penale “Shpëlarje e parasë”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentit”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda. Gjatë këtij takimi është shenjëstruar  rasti i koduar “Mati 1”,  për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit”,  dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe vlera e pasurisë së ngrirë dhe të sekuestruar është 6 milionë e 924 mijë e 656 euro.

“Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €. Ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 paracela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare.”