Prokuroria Speciale paraqet kërkesë për paraburgim ndaj tre prej terroristëve që sulmuan Policinë - Gazeta Express
string(97) "prokuroria-speciale-paraqet-kerkese-per-paraburgim-ndaj-tre-prej-terroristeve-qe-sulmuan-policine"

Prokuroria Speciale paraqet kërkesë për paraburgim ndaj tre prej terroristëve që sulmuan Policinë

Lajme

Gazeta Express

26/09/2023 9:36

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre prej terroristëve që sulmuan Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku vranë policin Afrim Bunjaku. Inicialet e tye janë V.T, B.S dhe D.M, raporton Express.

Ata dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

Seanca do të mbahet sot e martë, nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.