Prokuroria Speciale mohon ndërhyrjen në proceset vendimmarrëse të KPK-së - Gazeta Express
string(72) "prokuroria-speciale-mohon-nderhyrjen-ne-proceset-vendimmarrese-te-kpk-se"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 10:11

Prokuroria Speciale mohon ndërhyrjen në proceset vendimmarrëse të KPK-së

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 10:11

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me pretendimet për një ndërhyrje të mundshme të Kryeprokurorit të kësaj prokurorie në proceset vendimmarrëse të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Në një deklaratë drejtuar opinionit publik, PSRK tha se këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara.

Sipas reagimit, as institucioni i Prokurorisë Speciale dhe as Kryeprokurori Blerim Isufaj “nuk ka ushtruar dhe nuk mund të ushtrojë ndikim” në çështjet që janë kompetencë ekskluzive e KPK-së.

PSRK thekson se përfshirja e këtij institucioni në debatet e brendshme të KPK-së dëmton integritetin e sistemit prokurorial.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se Kryeprokurori Blerim Isufaj mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij në krye të Prokurorisë Speciale dhe se nuk synon ushtrimin e ndonjë pozite tjetër. Kjo, sipas PSRK-së, vërtetohet edhe me emërimin e një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.