Prokuroria Speciale e ka mirëpritur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore me 15 vjet burgim për Millosh Pleskoviqit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 15 vitesh ndaj M.P., i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren.”
Prokuroria thotë se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre.
“Gjithashtu, ky aktgjykim fuqizion përpjekjet dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftës, si dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë.”