Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar për KosovaPress se Lipovica është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për KosovaPress.
Në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishteedhe Lipovica.
Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...