Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Reçakut.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësja e Prokuroria Speciale, Arbnora Luta.
“Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje. Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një cështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”, ka thënë Luta. /Express/