string(117) "prokuroria-speciale-konfirmon-bastisjet-ne-minsitrine-e-bujqesise-lidhen-me-dyshimet-per-fabriken-per-mbetje-shtazore"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 11:14

Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë – lidhen me dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 11:14

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës për të zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.

Bastisjet në këtë Ministri po zhvillohen mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, tha ajo.