Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj serbit të dyshuar për sulm kundër KFOR-it dhe Policisë - Gazeta Express
string(97) "prokuroria-speciale-kerkon-paraburgim-ndaj-serbit-te-dyshuar-per-sulm-kunder-kfor-it-dhe-policise"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 12:29

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj serbit të dyshuar për sulm kundër KFOR-it dhe Policisë

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 12:29

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Lj.M., pasi ka vlerësuar se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për një veprim të tillë.

I pandehuri Lj.M. dyshohet për përfshirje në disa vepra penale serioze, përkatësisht:

Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese,

Rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare,

Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm,

Sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas Prokurorisë Speciale, më 29 maj 2023, para objektit të komunës së Zveçanit, Lj.M., në bashkëkryerje me persona të tjerë të dyshuar, ka sulmuar me gurë, bomba molotov dhe armë zjarri pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që po raportonin nga vendngjarja.

Gjatë hetimeve dhe bastisjes në banesën e të pandehurit, autoritetet kanë sekuestruar prova materiale, përfshirë një telefon, dy USB, uniforma ushtarake dhe një maicë me mbishkrim me përmbajtje nacionaliste, të cilat sipas Prokurorisë, e lidhin drejtpërdrejt të dyshuarin me veprimet e 29 majit.

Prokuroria Speciale thekson përkushtimin e saj për hetimin e plotë të këtij rasti dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve për aktet e dhunës që cënojnë sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit.