Prokuroria Speciale del me njoftim për intervistimin e Shkëlzen Gashit dhe bastisjen e banesës së tij: Rasti në procedurë të rregullt - Gazeta Express
string(99) "prokuroria-speciale-interviston-shkelzen-gashin-per-vepren-penale-nxitja-e-percarjes-dhe-mosdurimit"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 19:44

Prokuroria Speciale del me njoftim për intervistimin e Shkëlzen Gashit dhe bastisjen e banesës së tij: Rasti në procedurë të rregullt

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 19:44

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Në njoftimin e saj, prokuroria thekson se “në kuadër të hetimeve, është intervistuar një person Sh.G., nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit””, që bëhet fjalë për Shkelzen Gashin.

Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit, prokuroria njofton se është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, “me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement