Prokuroria Speciale e merr në duar rastin e Dibran Hoxhaj - Gazeta Express
string(57) "prokuroria-speciale-e-merr-ne-duar-rastin-e-dibran-hoxhaj"

Prokuroria Speciale e merr në duar rastin e Dibran Hoxhaj

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 14:28

Rastin e vrasjes së 31-vjeçarit me origjinë nga Kukësi në Prizren, në të cilin të dyshuar janë Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe gjashtë persona tjerë e ka marrë në duar Prokuroria Speciale.

Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti.

Lexo Edhe:

“Rasti në fjalë tashmë ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Andaj, për informacione tjera lidhur me rastin, ju lutem drejtohuni tek kjo prokurori”, tha zëdhënësja Mehmeti.

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.

Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri me 3 mars 2023.

Dibran Hoxhaj dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; dhe manipulim me prova.

Ndërsa të dyshuarit A.V., B.M., J.B., K:G., dhe E.A., ; janë të të dyshuar për veprat penale; Manipulim me prova dhe pjesëmarrja në rrahje.

Për këtë rast, disa ditë më vonë ishte arrestuar R.S., i dyshuar për pjesëmarrja në rrahje, dhe manipulimi me prova.