string(89) "prokuroria-speciale-e-konfirmon-se-faton-peci-po-intervistohet-ne-cilesine-e-te-dyshuarit"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 18:04

Prokuroria Speciale e konfirmon se Faton Peci po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 18:04

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Peci po intervistohet nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas disa bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë e Agjencinë e Veterinarisë, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Aksioni u ndërmor lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetjet shtazore. Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.