Prokuroria propozoi paraburgim për dhunën në ndeshjen e futbolli Bellasica-Shkupi në Shtip - Gazeta Express
string(90) "prokuroria-propozoi-paraburgim-per-dhunen-ne-ndeshjen-e-futbolli-bellasica-shkupi-ne-shtip"

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 15:57

Prokuroria propozoi paraburgim për dhunën në ndeshjen e futbolli Bellasica-Shkupi në Shtip

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 15:57

Prokuroria Themelore Publike në Shtip sot nisi procedurë urgjente kundër një personi për vepër penale – Dhunë sipas nenit 386, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari kreu dhunë të rëndë më 24 gusht në stadiumin “Bello Brdo” në Shtip, gjatë një ndeshjeje futbolli midis ekipeve të të rinjve të klubeve të futbollit “Bregallnica” dhe “Shkupi”. Me veprimet e tij, ai rrezikoi sigurinë e dy fëmijëve të lindur në vitin 2010, lojtarë të ekipit “Bellasica”, duke u shkaktuar atyre lëndime trupore. Përveç kësaj, ai shkaktoi një ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike tek palët e dëmtuara, publiku i pranishëm dhe publiku. Incidenti ndodhi në minutën e 89-të të ndeshjes, kur gjyqtari dha një karton të dytë të verdhë për një faull, duke përjashtuar kështu nga loja djalin e të dyshuarit, i cili luante për “Shkupin”. I pakënaqur me vendimin, djali fillimisht u soll në mënyrë josportive dhe u përpoq të luftonte me grushte dhe shqelm një nga lojtarët e futbollit të “Bregallnicës”. Pastaj babai hyri në fushë dhe filloi t’i godiste dy fëmijët me grushte dhe shqelma, duke u shkaktuar lëndime trupore – kontuzione të shumta dhe hundë të thyer. Në fushë hynë edhe persona të tjerë nga publiku, të cilët parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.

Prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Shtip që të caktojë masë paraburgimi për të dyshuarin, duke marrë parasysh llojin dhe seriozitetin e veprës kundër rendit publik, rrezikun e arratisjes së të dyshuarit dhe mundësinë e përsëritjes së krimit.

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) dhe Klubi i Futbollit “Bregalnica” dënuan incidentin e djeshëm, duke deklaruar sepërfaqëson një shkelje të rëndë të sportivitetit, parimeve të lojës së ndershme dhe sigurisë së atletëve të rinj.

Sipas Federatës, një dhunë e tillë është absolutisht e papranueshme, veçanërisht duke pasur parasysh se viktimat ishin fëmijë.

Nga ana tjetër, “Bregalnica” njoftoi se do të kërkojë sanksione maksimale për autorët, si dhe një reagim institucional që do të parandalojë që lojtarët e rinj të futbollit të përjetojnë trauma në fushë në vend të gëzimit sportiv në të ardhmen.

Ndërkohë, FC Shkupi përmes kësaj komunikate tha se distancohet plotësisht nga ngjarjet josportive që kanë ndodhur në qytetin e Shtipit, gjatë një ndeshjeje të moshave.

“Futbolli nuk është dhe nuk duhet të jetë arenë konfrontimesh fizike, por një fushë ku ballafaqohen talenti, taktikat dhe mentaliteti sportiv.Si klub me traditë dhe histori të gjatë në në vendin tonë, FC Shkupi apelon që kjo situatë të tejkalohet dhe incidente si ky të mos përsëriten në të ardhmen. Fryma e fair-play-it dhe dashuria për futbollin duhet të jenë gjithmonë mbi gjithçka tjetër. Njëkohësisht, ne apelojmë tek të gjitha organet kompetente që të marrin masat e nevojshme në bazë të matrialeve dhe fakteve, duke siguruar që të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të përballen me ligjin dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. FC Shkupi mbetet i përkushtuar në kultivimin e sportivitetit, respektit dhe vlerave të shëndosha që futbolli duhet të përfaqësojë”, thanë nga FC Shkupi.

Kujtojmë se incidentet në fushat sportive kanë filluar të shtohen në prag të zgjedhjeve lokale. Në ndeshjen e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e cila u zhvillua në Kumanovë, janë dëgjuar brohoritje me tone fyese ndaj shqiptarëve si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”.

Sot, kur veçmë jemi në javën e katërt që kur ka ndodhur ngjarja, nuk ka informacion rreth zbardhjes së rastit.  

Kronologjia e reagimit institucional

Më 3 gusht 2025, në ndeshjen e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, u dëgjuan brohoritje me tone fyese ndaj shqiptarëve si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”.  

 5 gusht 2025 Policia dhe Prokuroria thanë se janë thirrë për intervistë zyrtare disa persona përderisa në të njëjtën datë ndodhi incidenti në ndeshjen Shkëndija-Karabak në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kur brohoritja “Ilirida” dhe valëvitja e flamurit “Shqipëri e madhe” nga tifozët shqiptar u cilësua si gjuhë e urretjes. 

Më 7 gusht 2025, Prokuroria njoftoi se e ka dënuar me kusht dhe dëbuar shtetasin e Gjermanisë që valviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, incident ky që ndodhi pas Kumanovës. Për këtë rast autoritetet vepruan me shpejtësinë e dritës. 

Më 8 gusht 2025 për Portalb.mk nga policia thanë se “SPB – Kumanovë po merr masa për të zbardhur rastin”, duke u përgjigjur shkurt kështu nga ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut në pyetjen se deri ku është procedura e identifikimit të fajtorëve për thirrjet nacionaliste dhe raciste në Kumanovë.   

Më 18 gusht 2025, sërish morëm përgjigjen e njëjtë se policia, “po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.” 

Sot 25 gusht 2025, nuk kemi përgjigje nga autoritetet.

Kujtojmë se Portalb.mk përmes një serie shkrimesh ka argumentuar se si mosndëshkimi i gjuhës së urrejtjes ndër vite ka rritur edhe më shumë këtë fenomen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosreagimi adekuat i MPB, prokurorisë dhe lëndëve të pakta me aktgjykim në gjykatë, e ushqejnë edhe më shumë gjuhën e urrejtjes. Këtë e vërtetuan edhe eskspertët e komunikimit politik si dhe organizatat që merren me gjuhën e urrejtjes në analizën e Portalb.mk rreth temës në fjalë.