Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmë në Hajvali.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me datë 11.08.2025, rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur ne lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person M.M., është qëlluar me armë zjarri. Viktima u dërgua menjëherë në Qendren Klinike Universitare të Kosoves, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policise se Kosoves, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”
Në komunikatë thuhet se autori është identifikuar dhe gjendet ende në arrati. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Xhemajl Nuhiun.
“Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xh.N, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.”
Prokuroria thotë se mbeten e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale.