Prokuroria për rastin në Lipjan: Dyshohet se burri ka sulmuar gruan e tij me sëpatë, rasti po hetohet si "vrasje e rëndë në tentativë" - Gazeta Express
string(130) "prokuroria-per-rastin-ne-lipjan-dyshohet-se-burri-ka-sulmuar-gruan-e-tij-me-sepate-rasti-po-hetohet-si-vrasje-e-rende-ne-tentative"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 14:19

Prokuroria për rastin në Lipjan: Dyshohet se burri ka sulmuar gruan e tij me sëpatë, rasti po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 14:19

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, në një përgjigje për Gazetën Express është deklaruar për rastin e rëndë në Lipjan. Ajo tha se bashkëshorti dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten me sëpatë.

Shala shton se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Dyshohet se bashkëshorti ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Ajo e ka konfirmuar se i dyshuari, K.E. është arrestuar.

Hetimet po vazhdojnë.

“Pas zhvillimeve të intenzive hetimore, sot rreth orës 12:30, është arrestuar i dyshuari K.E., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, në bazë të nenit 183 të KPRK-së. Hetimet rreth rastit po vazhdojnë, për çdo zhvillim të ri ju njoftoj me kohë”, tha Shala për Express.