Një 14 vjeçare është dhunuar seksualisht nga një 58 vjeçar në Prishtinë.
Tashmë për rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Nga ky institucion kanë thënë për Express se i dyshuari me inicialet J.G. e ka dhunuar disa herë brenda një viti të miturën.
Prokurori i rastit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa e dyshuara është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.
“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 par.8 lidhur me par.7., lidhur me par.4., nënpar.4.7., lidhur me par.1., lidhur me nenin 77 par.1., nënpar.1.1., 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti. Prokurori i çështjes kundër të pandehurit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, dhe e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik. Për më shumë informacione ju njoftojmë në vazhdimësi.”
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...