Prokuroria nis hetimet për rrethanat e vdekjes së punëtorit në Ferizaj: Ndaj të dyshuarit të ndaluar do t'i vazhdojmë procedurat ligjore - Gazeta Express
string(134) "prokuroria-nis-hetimet-per-rrethanat-e-vdekjes-se-punetorit-ne-ferizaj-ndaj-te-dyshuarit-te-ndaluar-do-ti-vazhdojme-procedurat-ligjore"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 15:25

Prokuroria nis hetimet për rrethanat e vdekjes së punëtorit në Ferizaj: Ndaj të dyshuarit të ndaluar do t’i vazhdojmë procedurat ligjore

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 15:25

N.E. u ndalua për 48 orë pasi një punëtor ra nga një objekt në ndërtim në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Prokuroria Themelore e Ferizajt tha se ky person u ndalua “për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’ nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se “brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore”.

“Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ‘Remzi Hoxha’ në Ferizaj, ku, një person ka rënë nga një objekt në ndërtim dhe pas daljes ne vendin e ngjarjes ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit, siç njofton Prokurorira, “ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti”.

“Ndërsa, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement