Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë kundër 7 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare - Gazeta Express
string(89) "prokuroria-ne-prizren-ngre-aktakuze-kunder-7-personave-per-keqperdorim-te-pozites-zyrtare"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 10:38

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë kundër 7 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 10:38

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës “gjatë periudhës kohore prej 12.10.2018 e deri në dhjetor të vitit 2019, në Suharekë, të akuzuarit e lartpërmendur, si zyrtarë për kontrollimin e punëve ndërtimore, për ndërtimin e SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje, në vlerë prej 294.154,79 euro, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre me qëllim mundësojnë përfitimit të dobisë për tjetrin, Operatorin Ekonomik NPN ,,I.” NPN ,,E.”, në atë mënyrë që i akuzuari i parë B.K., në cilësinë e menaxherit të projektit, ka ndryshuar projektin e ndërtimit të shkollës së lartpërmendur pa përfillur kompaninë projektuese duke pranuar punët në kundërshtim me kontratën e nënshkruar, me rregullat dhe udhëzuesin operativ për prokurim publik”.

“Ndërsa, të akuzuarit A.R., dhe V.K., në cilësinë e mbikëqyrësve të brendshëm komunal dhe Z.T., në cilësinë e mbikëqyrësit të jashtëm të kontraktuar, gjatë mbikëqyrjes nuk kanë vepruar sipas kushteve të kontratës dhe përgjegjësive që i takojnë, si dhe të akuzuarit A.E., H.B., dhe A.T., anëtarë të komisionit për kontrollimin e punëve në projektin e lartpërmendur, kanë dështuar të bëjnë verifikimin e sasisë, cilësisë, llojin dhe vlerën financiare të pranuar dhe të dokumentuar, dhe kanë pranuar të bëhen pagesa për pozicione të pakryera, përfshirë mungesën e zbritjes së pozicioneve të podrumit me sipërfaqe prej 175 m², i cili nuk është realizuar sipas projektit, dhe është zëvendësuar me vetëm 16 m² të një aneksi. Në këtë rast, është lidhur kontratë për punë shtesë me të njëjtin operator ekonomik në vlerë prej 29,202.60 euro, duke shkaktuar kështu dëm financiar për buxhetin e Komunës së Suharekës.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement