Prokuroria në Prishtinë ndalon 10 personat e arrestuar në aksionin e sotëm në Rimanishtë - Gazeta Express
string(88) "prokuroria-ne-prishtine-ndalon-10-personat-e-arrestuar-ne-aksionin-e-sotem-ne-rimanishte"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 17:53

Prokuroria në Prishtinë ndalon 10 personat e arrestuar në aksionin e sotëm në Rimanishtë

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 17:53

Prokuroria në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar 10 persona për “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, paisijeve apo materialeve narkotike” pasi ata u arrestuan në aksionin në fshatin Rimanishtë.

“Gjatë këtij aksioni, janë ndaluar dhjetë (10) persona, në mesin e tyre edhe shtetas të Republikës së Shqipërisë, të cilët dyshohen për veprat penale ‘’Prodhimi dhe përpunimi I paautorizuar I narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, paisijeve apo matrialeve narkotike’’, nga neni 268 te Kodit Penal te Republikës së Kosovës, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 366 I KPRK-së.”

Prokuroria thotë se nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e substancave psikotrope narkotike, armë zjarri, si dhe prova të tjera materiale, të cilat do të përdoren në procedurën hetimore.

“Prokurori i shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit janë ndaluar dhe brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen  e veprave penale”