Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, dhe zv/presidenten A.G., të akuzuar për disa vepra penale, përfshirë “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Sipas Prokurorisë, Nikoll Deda ka abuzuar me detyrën duke përdorur fondet e institucionit për përfitime personale.
“Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Pavarësisht se u mor i pandehur, ai ndërmori veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së”, thuhet në njoftim.
Në gjyq është dërguar edhe zv/presidentja A.G., e cila sipas hetimeve:
“Ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos pasur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024”.
Gjithashtu, thuhet se A.G. është emëruar në kundërshtim me një vendim gjykate të vitit 2020, ndërkohë që ka autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm përtej kompetencave të saj:
“Ka autorizuar vazhdimin e buxhetit të përkohshëm duke u bërë subjekt i kryerjes së veprave penale të “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës””, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...