Prokuroria: Lushtaku ia ka dërguar Bekim Jasharit armën e njërit polic, ai e dorëzoi në Polici - Gazeta Express
string(92) "prokuroria-lushtaku-ia-ka-derguar-bekim-jasharit-armen-e-njerit-polic-ai-e-dorezoi-ne-polici"

Prokuroria: Lushtaku ia ka dërguar Bekim Jasharit armën e njërit polic, ai e dorëzoi në Polici

Lajme

Gazeta Express

04/07/2022 18:01

Në seancën për caktimin e paraburgimit për ish-nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtakut dhe të dyshuarve të tjerë për sulm ndaj policëve është përmendur edhe emri i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit.

Pas dorëzimit të Lushtakut në Polici, është duke u mbajtur seanca e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tij dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Lexo Edhe:

Siç raporton portali koha.net, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka elaboruar kërkesën e paraburgimit ku ka thëne se ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak se sipas saj, të njëjtit së bashku kanë kryer veprën penale.

“Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici”, thuhet në raportimin e Kohës.

Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij pasi i kishte thirrur djali i tij pas një dënimi që i kishin shqiptuar zyrtarët policorë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë të hënën gjatë ditës i ka kërkuar Gjykatës Themelore që t’ua caktojë masën e paraburgimit dy të dyshuarve për rastin e plagosjes së dy policëve të shtunën mbrëma në Skenderaj, F.L. dhe A.L., ndërkohë që ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është shpallur në kërkim.