Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin e Shqipërisë të dyshuar për 11 vjedhje - Gazeta Express
string(81) "prokuroria-kerkon-paraburgim-per-shtetasin-e-shqiperise-te-dyshuar-per-11-vjedhje"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 16:02

Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin e Shqipërisë të dyshuar për 11 vjedhje

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 16:02

Prokuroria në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për shtetasin e Shqipërisë, R.M., të dyshuar për 11 raste të vjedhjeve.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.M., nga data 06.07.2025, e gjerë me dt.15.07.2025, në rajonin e Gjakovës, duke përfshirë edhe fshatrat e Komunës së Gjakovës, në njëmbëdhjetë (11) raste të evidentuar deri më tani, duke depërtuar me forcë në hapsirat e mbyllur, pikërisht në shtëpit e të dëmtuarve, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, merr pasurinë e personit tjetër, në nëntë (9) raste të dëmtuarve ju shkakton dëme materiale, ndërsa në dy (2) raste, veprimet e tij përkatësisht për përvetësim të pasurisë së luajtshme ka mbetur në tentativë. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale, Vjedhja e rëndë nga neni 315 par.1 nën par.1.1 të KPRK-së, Vjedhja e ngelur në tentativë nga neni 313 par.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe Vjedhja e rëndë e ngelur në tentativë nga neni 315 par.1 nën par.1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.”

Ai që nga 16 korriku gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.”